20 milionë euro bono për diasporën

 
Më 21 korrik të këtij viti do të nisë emetimi i bonove të diasporës nga Ministria e Financave, proces i cili do të zgjasë deri më 18 gusht.
Ministri Hekuran Murati deklaroi se bonot do të jenë 3 dhe 5-vjeçare, ku shuma totale e tyre do të jetë 20 milionë euro, derisa sipas nevojës, mund të rritet deri në 50 për qind.
Ai tha se paraditen e sotme janë takuar me bankat komerciale dhe BQK dhe kanë nënshkruar marrëveshje për emetimin e këtyre letrave me vlerë.
“Po e përmbushim dhe një premtim që kemi dhënë për bono për diasporën. Bono tre vjeçare dhe pesë vjeçare, periudha e shitjes do të jetë prej 21 korrik deri më 18 gusht. Dhe data e emetimit 20 gusht. Bankat komerciale me të cilat do të kemi bashkëpunim janë Raiffeisen Bank, ProCredit Bank, NLB banka, BKT, Banka Ekonomike dhe Banka për Biznes. Shuma e ofruar për shitje është 20 milionë euro në të drejtë të rritjes deri më 50 për qind të shumës së ofruar”, tha Murati.
Shuma minimale për blerje është 10 mijë euro, kurse ajo maksimale për një person në një bankë është 500 mijë euro./21Media

Back to top button