20 pacientë post-Covid nëpër spitale

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në trajtim janë 5 raste me COVID-19, ndërkaq 20 të tjera postCOVID.
Me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar 2 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, dy pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 17 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, dy pacientë
Spitali i Prizrenit,një pacient
Spitali i Pejës, dy pacientë
Spitali i Gjakovës, një pacient
Në raportin e fundit IKShPK njoftoi se 107 qytetarë kanë rezultuar pozitive me virusin COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 2 mijë e 639 doza të vaksinës.
Në Kosovë, deri më tani, me dy dozat e vaksinës janë imunizuar 785 mijë e 291 persona.
Në Kosovë, të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, personat mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh, kanë të drejtë që të vaksinohen me dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit./21Media

Back to top button