20 raste te dhunës në familje gjatë shtatorit në Rajonin e Ferizajt

Gjatë muajit shtator janë raportuar 20 raste të dhunës në familje në Rajonin e Ferizajt, njofton policia.
Sipas njoftimit, në Ferizaj 13 raste, në Shtime, 6 raste dhe në Kaçanik, 1 rast.
“Ndërsa në muajin shtator të vitit 2023 janë raportuar 27 raste të dhunës në familje, apo – 26 % zbritje të rasteve. Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve të policisë dhe me hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve. “, thuhet në njoftim./21Media