20 të arrestuar për zjarret në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona, që nga muaji qershor, të cilët dyshohen për zjarrvënie.
Tutje, Policia ka njoftuar se nga muaji qershor i këtij viti deri më 10 gusht janë evidentuar 109 raste të zjarrvënies, 71 raste shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe 95 raste incidente zjarri.
“Gjatë kësaj periudhe ne falënderojmë qytetarët dhe institucionet tjera për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar në funksion të identifikimit të shpejtë të incidenteve të zjarrit, parandalimit të rasteve tjera të rrezikut të përgjithshëm dhe shpërndarjen e informacioneve lidhur me vetëdijesimin për rrezikun potencial që mund të vije nga veprimet e pakujdesshme të disa personave. Policia e Kosovës po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa të vazhdueshme ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button