Kaloni te përmbajtja kryesore

20 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

 
Nga 2 mijë e 72 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
MSH ka njoftuar se sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 256.
Në total numri i rasteve aktive është 427./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button