20 të vdekur në aksident

Raportohet se edhe të lënduarit janë në gjendje të rëndë

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë ndodhen në gjendje kritike pasi të shtunën një autobus turistik ka dalë nga rruga në afërsi të Marmaris, në juglindje të Turqisë.

“Për fat të keq, 20 vetë kanë vdekur dhe 11 janë seriozisht të lënduar”, ka thënë guvernatori i provincës Mugla Amir Çiçek, transmeton AFP./21Media

Back to top button