Kaloni te përmbajtja kryesore

200-500 euro gjobë për ata që përdorin mjete piroteknike para 26 dhjetorit

Në prag të festave të fundvitit, qytetarë të shumtë e të moshave të ndryshme fillojnë me përdorimin e mjeteve piroteknike. Përveç frikës që shkaktojnë zhurmat e forta, përdorimi i këtyre mjeteve në vendet publike ka disa ndikime negative.

Pikërisht për këtë, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë thirrje për respektimin e ligjit dhe ka njoftuar qytetarët se përdorimi i mjeteve piroteknike është i ndaluar deri më 26 dhjetor.

Nëse qytetarët i përdorin këto mjete përpara kësaj date, ata mund të gjobiten deri në 500 euro.

“Përdorimi i mjeteve piroteknike është i lejuar vetëm pas datës 26 dhjetor. Shkelja mund të sjellë gjoba deri në 500€. Siguria është përgjegjësia jonë e përbashkët”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MPB ka theksuar rëndësinë e respektimit të ligjit, duke bërë thirrje që të festohet me përgjegjësi dhe pa shkaktuar shqetësime tek të tjerët.

Përveç përdorimit të mjeteve piroteknike, prodhimi dhe tregtimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike është i ndaluar dhe ndëshkohet rëndë sipas ligjit.

Dënimet për ata që shkelin këtë ligj janë të rënda, duke përfshirë dënime me burg nga 3 deri në 10 vjet.

MPB cakton datat kur mund të shiten dhe përdoren fishekzjarrët

Kosova pajiset me gati gjysmë milioni kg “eksploziv”

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button