200 të burgosur me nevoja për trajtim psikiatrik

 
Në burgjet e Kosovës janë rreth 200 persona të cilët kanë nevojë për trajtim psikiatrik, 30 prej tyre vlerësohet se janë me nevojë urgjentë për një trajtim të tillë. Këta persona vazhdojnë të qëndrojnë në institucionet korrektuese pasi nuk ka vende të lira në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.  Trajtimi joadekuat i këtyre personave po konsiderohet shkelje e të drejtave të njeriut. (Përgatiti: Fitore Ademi)./21Media

Back to top button