“Edhe deputetët e LDK-së do ta kundërshtojnë turpin e madh”

Haradinaj ka rikonfirmuar kundërshtimin e partisë së tij për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka rikonfirmuar kundërshtimin e partisë së tij për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, e cila është paralajmëruar që të jetë në Kuvend gjatë javës që vjen.

Madje ai ka shprehur besimin e tij që edhe deputetët e LDK-së, do ta kundërshtojnë siç e quajti ai një turp të madh, pasi në LDK ka njerëz me integritet.

Këto komente ai i bëri pas homazheve te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Back to top button