“2055” do të hapet së shpejti në Europe House Kosova

1 min read

Ekspozita “2055” e artistes Erblina Karaliti do të hapet në Shtëpinë e Evropës në Kosovë.

Sipas njoftimit, “2055” do të zë vend midis 1 korrikut deri më 15 korrik.

“E prekur thellë nga rreziqet që i kanosen planetit tokë nga ndryshimet klimatike, ekspozita e piktores Karaliti trajton pikërisht këtë temë. Sipas saj, fëmijët dhe gjeneratat më të reja nuk kanë mundësi t’i përjetojnë dimrat me borë të thellë, ndërsa ekziston rreziku i madh që për shkak të ndryshimeve klimatike deri në vitin 2055, gjeneratat e ardhshme të përjetojnë planetin tokë edhe pa drunjë dhe pyje të dendura”, thuhet në njoftim.

Kjo është edhe arsyeja përse kjo ekspozitë është titulluar “2055”.

“Përmes pikturave me peisazhe të natyrës dhe pikturave tjera konceptuale, shërben si thirrje nga artistja për vetëdijësim dhe veprim ndaj ndryshimeve klimatike”, thuhet më tej./21Media