Specialja i kërkon Kosovës të krijojë fond për dëmshpërblim të viktimave
(Lajm i përditësuar)
Gjykata Speciale pas vendimit që viktimat në rastin e Salih Mustafës të dëmshpërblehen me mbi 200 mijë euro, trupi gjykues ka dhënë vërejtje në ligjin e Kosovës për të trajtuar dëmet dhe lëndimet e pësuara në kontekst të luftës.
“Fondi duhet të mbështetet financiarisht para se gjithash nga Kosova dhe shtetet donatorë të tjerë që dëshirojnë të ofrojnë mbështetje viktimave”, ka thënë trupi gjykues.
207 mijë euro dëmshpërblim viktimave në rastin e Salih Mustafës
Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë sot ka shqiptuar 207 mijë euro dëmshpërblim viktimave në rastin e Salih Mustafës.
Trupi gjykues, ka njoftuar se 207 mijë eurot do të ndahen për tetë viktima.
Gjykata Speciale shqipton urdhrin për dëmshpërblim të të gjitha viktimave kundër Salih Mustafës
Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë do të mblidhet sërish këtë të enjte.
Duke filluar nga ora 12:00 ky trup do të shqipton urdhrin për dëmshpërblim të viktimave në çështjen gjyqësore kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës.
Kujtojmë se me 18 dhjetor, Mustafa është dënuar të nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë, me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.
Ai është dënuar me 10 vjet burgim për ndalim arbitrar, 22 vjet burgim për torturë dhe 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme.