“U flijuan, duke u bërë shembull i trimërisë”

Thaçi përkujton Ilaz Kodrën

Me rastin e tetëmbëdhjetë vjetorit të rënie heroike të komandantit, Ilaz Kodra që ishte në krye të Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e përkujtoi.

“Rënia e tij vërtetoi karakterin e thellë popullor të luftës sonë çlirimtare, në të cilën shumë komandantë saj u flijuan, duke u bërë shembull i trimërisë, vendosmërisë dhe qëndresës”, ka thënë Thaçi përmes një shkrimi në “Facebook”.

Ilaz Kodra, ra në altarin e lirisë më 30 prill të vitit 1999, në fshatin Shtuticë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button