“21 Gradë” nis me super spektakël- Arjola Demiri vjen krah Granitit si moderatore

Emisioni veror “21 Gradë” ka nisur me plot energji dhe freski në ekranin e RTV21!
Kësaj here, programi vjen me një befasi të ëmbël dhe të këndshme për të gjithë shikuesit: aktorja e dashur e publikut, Arjola Demiri, do të jetë nikoqirja e mbërmjeve verore, së bashku me Granit Miftarin.
E emocionuar dhe plot dritë, Ariola ka rrëfyer se kjo për të është një ëndërr e realizuar, duke shtuar ka kohë që e ka manifestuar ta ketë një emision të vetin.
Përplot buzëqeshje, energji dhe surpriza, “21 Gradë” premton të sjellë më shumë se thjesht freski në këto netë të nxehta vere!/21Media