21 raste të reja me koronavirus në Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.358 testime të realizuara 21 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona, transmeton TV21.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 2 persona të shëruar nga koronavirusi, ndërkaq nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.922 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 150.170 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.487 pacientë. Raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 265./21Media