21-vjeçari me test PCR të falsifikuar tentoi të shkojë në Stamboll

 

Prokuroria Publike në Shkup ka parashtruar aktakuzë kundër një personi për veprën penale – falsfikim të dokumentit të udhëtimit.

21-vjeçari nga Shkupi, me test PCR të falsifikuar është përpjekur të shkojë në Stamboll, por është kapur nga shërbimet e Aeroportit të Shkupit.

“Më 24 prill, 24-vjeçari nga Shkupi është përpjekur të shkojë në Stamboll me fluturim nga Aeroporti Ndërkombëtar – Shkupi, duke përdorur certifikatë të falsifikuar për test PCR negativ për virusin SARS-CoV-2. Edhe pse e ka ditur se nuk është testuar në laboratorin e theksuar dhe se certifikatë e tillë nuk është dhënë në emër të tij, i dyshuari para shërbimeve të Aeroportit, e ka paraqitur dokumentin e rremë si të vërtetë”, njoftojnë nga Prokuroria./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button