210 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 210 raste të reja Covid-19, nga 4.620 testime të bëra, përcjell TV21.
Janë regjistruar 140 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 309.769, numri i të shëruarve është 299.865, numri i të vdekurve është 9.280 dhe numri i rasteve aktive është 624./21Media