22 persona u shoqëruan në polici për prerje e vjedhje të druve

Policia sot ka informuar se 22 persona të dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor të Kaçanikut, të cilët kanë prerë dhe vjedhur drunjë në bjeshkët e Kaçanikut.
Në kuadër të këtij aksioni siç ka informuar policia, janë konfiskuar: 9 kamionë, 6 automjete xhipa të modifikuar, 1 automjet furgon, 4 automjete pikap dhe një traktor. Janë konfiskuar 130 metra drunjë. Gjithashtu janë konfiskuar një numër i konsiderueshëm i motosharrave, sëpata , zinxhirë me të cilat dyshohet së është bërë prerja e drunjëve.
Sipas policisë, pas intervistimit nga ana e policisë, automjetet dhe drunjët janë konfiskuar për procedura të mëtejme.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve, transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve, si dhe apelon te qytetarët që,  saherë hasin persona që prejnë, transportojnë dhe shesin ilegalisht drunjë, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.”, ka bërë të ditur policia./21Media

 

Back to top button