22 raste të reja me COVID sot në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 22 persona me koronavirus.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, nga 413 testime të kryera gjithsej, të infektuar me COVID-19 janë konfirmuar 12 qytetarë në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kamëz, nga një qytetar në Fier, Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Gramsh.
37 qytetarë të tjera janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327.083 që nga fillimi i epidemisë.
Shqipëria deri më sot ka regjistruar gjithsej 331.139 raste pozitive, 327.083 janë shëruar, 467 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.589 pacientë./21Media

Back to top button