22-vjeçari nga Maroku arrestohet në flagrancë në Prishtinë

 

Sor rreth orë 05:00, policia e Kosovës ka arrestuar në flagrancë një mashkull 22 vjeçar, shtetas i Marokut.

Sipas policisë,  i dyshuar i me forcë ishte futur brenda një marketi në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë.

I dyshuari, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Mbështetur në të dhënat operativo-analitike të policisë ky i dyshuar është i kategorizuar si recidivist i veprave të tilla kriminale”, njofton policia./21Media 

Back to top button