222 persona kërkuan ndihmë në Emergjencë në 24 orët e fundit
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë kërkuar ndihmë mjekësore 222 persona.
58 pacientë kanë marrë shërbime mjekësore në Dhomën e Reanimimit (dhoma e kujdesit të avancuar emergjent), kurse 30 të tjerë janë trajtuar si raste kirurgjike.
Në këtë hark kohor, në Dhomën e Shërbimit Internistik janë trajtuar 86 pacientë, ndërkaq.
Po ashtu, janë ofruar 40 shërbime ortopedike, përderisa 17 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e aksidenteve në trafik./21Media