23 vite pas luftës shkoi në SHBA për ta takuar gruan që i dërgoi një lodër

Pranvera Hyseni, pas mbarimit të luftës në Kosovë ishte 4-vjeçare dhe në shtëpinë e saj kishte arritur një pako nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Brenda asaj pakoje ishte një lodër dhe një kartolinë e dërguar nga një grua amerikane, Thelma Archer, si pjese e organizatës “Samaratian’s Purse and Operation Christmas Child.”
23 vite pas Pranvera Hyseni, themeluese dhe drejtuese e organizates Astronomia e Kosovës, edukatore e Shkencave dhe Studente e Diplomuar Planetare,  i vendosi vetës një mision, ta takonte gruan që i kishte dërguar asaj dhuratë shumë vite më parë.
Hyseni përmes një postimi në Facebook ka ndarë këtë moment të veçantë të jetës së saj.
“Ne kemi qenë në vizitë në Virxhinia për disa ditë, dhe tani jemi nisur për në Karolinën e Veriut. Kur isha vajzë e vogël gjatë luftës në Kosovë, morëm një numër dhuratash nga organizata fetare në Karolinën e Veriut. Sot, misioni im është të gjej këta të huaj dashamirës që hapën zemrat e tyre 23 vjet më parë dhe na bënë të lumtur me bamirësinë e tyre bujare në ato kohë të vështira. Gjithçka që di janë emrat dhe adresat e tyre. Nuk jam as i sigurt nëse janë ende në këto adresa, apo nëse e mbajnë mend se na kanë dërguar dhurata. Por unë ende i kam kartat e tyre me shënimet e tyre të shkruara me dorë. Unë dua t’i gjej dhe t’i falënderoj ata personalisht.” ka shkruar Pranvera në Facebook.
Kur Hyseni arriti tek adresa që ishte shënuar në kartolinë, ajo pa një shtëpi, dhe nuk ngurroi të shkontë të trokiste në derë.
Në një postim në Facebook ajo ka pershkruar momentin kur takoi gruan amerikane.
“Kur trokita për herë të parë në derë, nuk isha as e sigurt se kë të prisja, apo nese i njëjti person jetonte ende në këtë adresë. Hapi derën një zonjë 91-vjeçare, e cila kishte shpenzuar shumë vite duke paketuar kuti dhe duke ua dërguar ato fëmijëve në të gjithë botën përmes Operacionit Christmas Child. Ajo ishte shumë e sjellshme që na ftoi dhe ndau historinë e saj me ne. Ajo ishte kaq e ëmbël dhe frymëzuese! Jam shumë e lumtur që pata mundësinë ta takoj dhe ta falënderoj personalisht”, ka shkruar ajo në Facebook./21Media
 

Back to top button