232 familje ndihmohen nga Gjysmëhëna e Kuqe e Katarit

Kryqi i Kuq i Kosovës me përkrahje të Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit, ka përkrahur 232 familje nevojtare me pako ushqimore gjatë muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Familjet përfituese janë nga tërë territori i Republikës së Kosovës.
Përzgjedhja e familjeve përfituese është bërë në bazë të listave të familjeve në nevojë nga Kryqi i Kuq i Kosovës.
Kryqi i Kuq i Kosovës është falënderues ndaj Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj familjeve nevojtare në Kosovë./21Media

Back to top button