24 vatra aktive të zjarrit në Kosovë

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se aktualisht janë 24 vatra të zjarrit aktive në Kosovë.

“Sipas të dhënave të pranuara në Qendrën Operative të Agjencisë, janë regjistruar gjithsej 38 vatra zjarri në vend. Prej tyre, 24 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 14 janë lokalizuar.Menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.”, thuhet në njoftim.

Derisa kjo agjenci ka shprehur mirënjohje “për përkushtimin e palodhshëm të zjarrfikësve dhe angazhimin e tyre në terren në përballje me zjarret.”/21Media

Back to top button