
24 vjet nga sulmet terroriste në SHBA
Shtetet e Bashkuara, por edhe mbarë bota përkujtojnë sot 24-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001. Sulmi ndaj Kullave Binjake në Nju Jork ishte kryer më 11 shtator 2001 nga një grup p
Shtetet e Bashkuara, por edhe mbarë bota përkujtojnë sot 24-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001.
Sulmi ndaj Kullave Binjake në Nju Jork ishte kryer më 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyes radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.
Fillimisht një aeroplan i rrëmbyer ishte përplasur mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, ndërsa 17 minuta më vonë, një aeroplan tjetër pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore.
Në sulmet e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona. Në mesin e viktimave në kullat binjake ishin 2.752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme.
Ekspertët shprehen se 11 shtatori 2001, ndryshoi shumë gjëra në botë. Këto ngjarje u bënë shkak për nisjen e një fushate të gjerë të udhëhequr nga SHBA-të kundër terrorizmit.

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro





