247 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Kosovë janë 247 raste aktive me COVID-19.
Dje janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19, nga 354 testime të kryera. Kurse janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 887.

Po ashtu dje janë dhënë 91 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 828 mijë e 177 doza të vaksinës./21Media
Back to top button