25 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar në 24 orët e fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, janë konfirmuar 25 raste të reja me COVID-19, nga 2 mijë e 102 testime të bëra.
Ndërsa, është shëruar një qytetar, duke e çuar në 105 mijë e 591 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Në total numri i rasteve aktive është 161.
Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.149 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 359.920 doza të vaksinës.
Ndërkohë, deri sot 108.700 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button