25 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit nga realizimi i 4 mijë e 939 testimeve janë regjistruar 1 mijë e 722 raste të reja me Covid-19.
Nga rastet e reja, 250 pacientë janë infektuar për të dytën herë, transmeton TV21.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se janë shëruar 1 mijë e 942 persona.
Në mënyrë shtesë në Regjistrin e viktimave nga Kovid-19, janë regjistruar edhe 9 të vdekur. Ata janë të moshës prej 47 deri 92 vjeç dhe kanë ndërruar jetë gjatë periudhës 23.01.2021 – 05.02.2022, kurse në 24 orët e fundit janë regjistuar 16 viktima. /21Media

Back to top button