25-vjeçarit në Ferizaj i merret patenta dhe dënohet me 500 euro

Një 25-vjeçar është dënuar nga Policia e Kosovës me 500 euro dhe me heqje të patentë shoferit për një vjet.
Policia ka njoftuar se kjo ka ardhur pasi që i njëjti ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar që sipas tyre ishte 50 km/h, ndërsa i dënuari ka vozitur 131 km/h.
“Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 11:35 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Driton Islami ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 131 km/h. Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet G.N (M/MV) i moshës 25 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro dhe një (1) vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button