25 vjet burg për “Organizatorët e 27 prillit”

Gjykata Penale sot shqiptoi dënimin për “Organizatorët e 27 prillit” për hyrjen e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku u dënuan ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.
Të akuzuarit u dënuan për veprën penale “kërcënim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë” me këto dënime:
Trajko Veljanovski dënohet me 6 vite e 6 muaj
Mile Janakieski dënohet me 6 vite e 3 muaj
Spiro Ristovski dënohet me 6 vite e 3 muaj
Vlladimir Atanasovski dënohet me 6 vjet
Ndërkohë, prokuroria kërkoi paraburgim për të gjithë të akuzuarit.
Gjykatësi i lëndës, Ilija Tërpkov tha se me ngjarjet e 27 prillit u dëmtua imazhi i Maqedonisë së Veriut dhe se me fotografitë e përgjakshme të deputetëve që kanë qarkulluar nëpër botë i dhanë konotacion negative vendit, shkruan TV21./21Media

Back to top button