250 mijë euro për rregullimin e shtratit të lumit Drenica

Ministria dhe komuna ndajnë mjete nga buxheti i tyre për rregullimin e shtratit të lumit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sot ka nënshkruar një marrëveshje të mirëkuptimit me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri për bashkëfinancimin e projektit “Rregullimi i shtratit të lumit Drenica, faza e parë” në vlerë prej 250 mijë euro.

Ministria e Zhvillimit Rajonal nga buxheti i vet për vitin 2019 do të ndajë mjete në verën prej 70 mijë eurove, kurse Komuna nga buxheti vjetor për vitin 2019 do të ndajë mjete në vlerën prej 120 mijë euro, derisa pjesa prej 60 mijë euro do të ndahet nga Komuna e Drenasit në një fazë tjetër të realizimit të projektit.

Back to top button