Merkel kërkon fitore

Angela Merkel është në kërkim të fitores në zgjedhjet lokale

Kancelarja Angela Merkel iu drejtoi sot me një thirrje të fundit zgjedhësve gjermanë, një ditë para zgjedhjeve lokale në një nga landet e vendit, që konsiderohet si test i rëndësishëm për grupimin e saj konservator përpara zgjedhjeve kombëtare të shtatorit.

Schleswig-Holstein, landi verior i Gjermanisë, drejtohet aktualisht nga socialdemokratët, rivalët e saj të qendrës së majtë. Por kristiandemokratët e kancelares Merkel kryesojnë me 32 përqind në sondazhet publike, ose tri pikë përpara kundërshtarëve të tyre socialdemokratë të SPD-së.

Merkel u bëri thirrje zgjedhësve në qytezën bregdetare të Eckernfoerde që t’i jepnin partisë së saj CDU një fitore bindëse, në mënyrë që të riorganizojë koalicionin qeverisës të landit, Schleswig-Holstein.

SPD është aktualisht në koalicion me të Gjelbërit dhe SSW, një parti rajonale që përfaqëson pakicat daneze dhe frisiane.

Back to top button