260 mijë e 955 doza të vaksinës janë dhënë deri tani në Kosovë

 
Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë dhënë 6 mijë e 361 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 260 mijë e 955 doza të vaksinës.
Sipas njoftimit të MSH-së deri më sot 67 mijë e 578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Pesë raste të reja me COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, teksa janë kryer 1.050 teste.
“Nga 1.050 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.463”, ka njoftuar MSH.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 132./21Media

Back to top button