263 fëmijë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë
Gjithsej 263 fëmijë janë vrarë dhe mbi 467 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës ruse, deklarata përkatëse është bërë nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës në Telegram, raporton APA duke cituar Ukrinform .
“Mbi 730 fëmijë në Ukrainë u prekën nga agresioni i armatosur rus. Sipas të dhënave nga prokurorët për të mitur janë vrarë 263 fëmijë dhe janë plagosur mbi 467”, thuhet në raport, transmeton rtv21.tv.
Këto të dhëna nuk janë përfundimtare, pasi po hetohen brenda zonave të luftimeve, zonave të pushtuara përkohësisht dhe të çliruara./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?