27 pasagjerë në një veturë të vogël, video bëhet virale

Kur policia në një qytet indian ndaloi një taksi me tre rrota (auto-rickshaw), ata u befasuan kur zbuluan se sa njerëz ishin grumbulluar në automjetin e vogël.
Një video që tregon 27 njerëz, përfshirë fëmijë dhe të moshuar, duke zbritur nga auto-rickshaw në Fatehpur është bërë virale në mediat sociale.
Ajo tregon një polic që numëron çdo pasagjer teksa dalin nga automjeti, transmeton rtv21.tv.
Një taksi me tre rrota në përgjithësi mund të transportojë tre persona, por disa janë modifikuar për të vendosur deri në gjashtë pasagjerë.
Autorikshaw është sekuestruar për shkelje të shpejtësisë dhe mbingarkesë.
Në rrjetet sociale, videot e incidentit janë parë dhjetëra mijëra herë dhe shumë përdorues të Twitter kanë postuar komente humoristike si përgjigje.
Disa thanë se incidenti meritonte një “rekord botëror”, ndërsa të tjerë e përdorën atë për të theksuar objektet e papërshtatshme të transportit të Indisë.
Autorickshaws janë një mënyrë popullore transporti në Indi. Megjithëse janë të kudondodhura, ato janë gjithashtu të shtrenjta dhe kanë tarifa disa herë më të larta se autobusët. Por ato mbeten shumë më të lira se taksitë dhe janë jashtëzakonisht të njohura me klasën e mesme indiane./21Media

Back to top button