27 raste të reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 27 raste të reja me COVID-19, nga 752 testime të kryera.
Janë shëruar 30 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223 mijë e 890.
Në Kosovë janë 552 raste aktive me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 13 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 822 mijë e 710 doza të vaksinës.
Deri më sot 820 mijë e 684 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa janë dhënë 100 mijë e 228 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media