27 vjeçarja që nuk ka përdorur shampon për pastrimin e flokëve tashmë 6 vjet
Laura Ashley, 27 vjeç ka thënë se nuk ka përdorur shampon flokësh tashmë 6 vjet, madje ajo qesh me ata të cilët i thonë se ‘ti je e papastër’.
Siç thotë Ashley, lënia pas e këtyre produkteve ka bërë që flokët e saj të duken më të shëndetshme se kurrë.
Ajo thotë se ka edhe nga ata që e komplimentojnë për kaçurrelet e saj.
Laura shton se sekreti i të pasurit flokë të bukur dhe të shëndetshëm është mos përdorimi i shamponëve të ndryshem dhe pastrimi i flokëve vetëm me ujë.
“Kam parë më përpara disa njerëz që nuk kanë përdorur shampon dhe më dukej ide e mirë, doja shumë ta provoja, doja të kisha më shumë përgjegjësi”, tha Laura./21Media