28 pacientë me okisgjenoterapi në Spitalin e Gjakovës

 

Në Spitalin e Gjakovës janë hospitalizuar 48 pacientë, ku prej tyre 36 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Nga raporti i spitalit, thuhet se 28 pacientë po trajtohen me okisgjenoterapi dhe një tjetër është në respiratorë.

Gjashtë pacientë të tjerë janë në pritje të testimi dhe një tjetër është në CPAP maskë.

Me Covid-19 janë infektuar edhe 6 mjekë, 15 infermierë dhe tre staf mbështetës të këtij spitali.

IKSHPK vazhdimisht po bën thirrje për të mbrojtur njëri-tjetrin duke e vendosur maskën, duke e ruajtur distancën fizike dhe duke embajtur higjienën personale./21Media

Back to top button