28 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë  së Maqedonisë së Veriut ka informuar se në 24 orë janë regjistruar 1 mijë e 409 raste të reja pozitive, nga realizimi i 3 mijë 824 testimeve.
Nga rastet e reja, 206 pacientë janë infektuar për të dytën herë.
Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar edhe 1 mijë e 455 të shëruar dhe 18  viktima.
Në mënyrë shtesë, në regjistrin për persona të vdekur nga Covid-19 janë regjistruar edhe 10 viktima të tjera që kanë vdekur gjatë periudhës 31.01.2021 – 07.02.2022./21Media

Back to top button