28 vjeçari nga Malisheva humb jetën në një aksident në Slloveni
Një 28 vjeçar nga Kosova e ka humbur jetën në Slloveni si pasojë e një aksidenti
Lajmi u bë i ditur nga faqja Fshati Turjakë.
“Lusim Zotin që në këto momente të vështira t’ua lehtësojë dhembjen familjarëve që u goditën nga kjo tragjedi e rëndë. Për kohën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet nw postimin e fshatit .
Për këtë aksident raportuan mediat sllovene, ku bëhet e ditur se një autocisternë me karburant është përmbysur dhe është përfshirë nga flakët në autostradën A1, mes Lubjanës dhe Mariborit, pranë Slovenska Bistricës, në verilindje të vendit.
Pos viktimës, edhe dy persona të tjerë janë lënduar.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit.
