28 vjet nga sulmi i parë i forcave serbe ndaj familjes Jashari

Në vitin 1991 forcat serbe sulmuan Jasharët në Prekaz

Sot bëhen 28 vjet nga sulmi i parë i forcave policore serbe në familjen Jashari në Prekaz.

Më 1991 shumë forca serbe, kishin mësyrë familjen e Komandantit legjendar Adem Jashari, por që hasën në rezistencën e familjes Jashari, duke u detyruar të tërhiqen.

Për të shënuar këtë ditë, nga ora 11.00 do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Back to top button