Kaloni te përmbajtja kryesore

29.314 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë në Kosovë

 
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dje ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person që ka qenë i prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 11 raste të reja, ndërsa janë shëruar 6 qytetarë.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.682 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 157.338 doza të vaksinës. Deri më sot 29.314 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka informuar ministria./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button