29 të arrestuar brenda një dite
Policia e Kosovës ka arrestuar 29 persona në 24 orët e fundit, ku prej tyre 16 persona janë dërguar në mbajtje dhe 1 person në vuajtje të dënimit.
Gjatë këtyre orëve janë regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, 22 aksidente trafiku me të lënduar dhe 33 aksidente trafiku me dëme materiale.
Për shkelësit e rregullave në komunikacion, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 353 tiketa trafiku./21Media