29-vjeçari vret me thikë bashkëshorten

 

Ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Fierit në Shqipëri.

Burri ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 28 vjeçe, ndërsa ngjarja tragjike ka ndodhur në lagjen Sheq i Madh.

Pas krimit, autori i krimit, 29-vjeçar, është larguar nga banesa. Sipas asaj që raporton gazetarja e Ora News, Inelda Vallja, çifti ka dy fëmijë të mitur.

Mendohet që ngjarja ka ndidhur në prani të personave të tjerë të familjes. Këta të fundit kanë telefonuar në nr 127 duke deklaruar se kanë një person të plagosur në shtëpi.

Kur ambulanca ka mbërritur ka parë gruan e shtrirë në toke me plagë dhe të pajetë. Kanë qenë pjestarë të stafit të spitalit ata që kanë njoftuar Policinë e Fierit. Ekspertët kanë gjetur në vendin e ngjarjes mjetin e krimit (thika) me të cilin 29 vjeçari kishte goditur gruan.

Njoftimi i Policisë Fier:

Sot rreth orës 17:20, në lagjen “Sheq i Madh”, në banesë, shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë( thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./oranews

Back to top button