2Ton publikon projektin e ri

Artisti 2Ton ka publikuar projektin e tij më të ri.

Projekti i titulluar “Te amo”, deri më tani ka arritur rreth 160 mijë shikime, në kanalin zyrtar në Youtube.

Projektin 2Ton e ka sjellur me videoklip. Teksti është shkruar nga vetë artisti në bashkëpunim me Ghulo, melodia është bërë nga vetë ai, producent Dardd dhe video i është besuar N’pike Creative, transmeton rtv21.tv.

Kujtojmë se këngëtari para dy jave ka publikuar bashkëpunimin e tij të fundit me Stresin të titulluar “Fjaltë e mia”./21Media

Back to top button