3 following, kush janë këta tre persona që Haradinaj ndjek në Instagram

Ramush Haradinaj i cili në instagram numëron mbi 64 mijë ndjekës gjatë kohës sa ka qenë kryeministër i Kosovës në Instagram ka ndjekur vetëm bashkëshorten e tij, Anita Haradinajn, ndërsa tani listës i është shtuar një person tjetër, dhe sigurisht aty zë vend edhe faqja zyrtare e partisë së tij!
Kush është gruaja që po ndjek Haradinaj?! Bëhet fjalë për rep artisten shqiptare që po bënë karrierë në Zvicër, Loredana Zefi e njohur si Lori. Pse pikërisht vetëm Lori është pjesë e listës së ndejkësve të Haradinajt ende është enigmë. Portali rtv21 do ju mbajë të infomruar sapo të kuptojë pse Lori është e preferuara e Haradinajt.

 
Nga ana tjetër, Loredana numëron mbi 3 milionë ndjekës në Instagram, por lista e saj e personave që ndjek është dukshum më e  ngusht, megjithatë vend në këtë listë zë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ramushi dhe Loredana ishin takuar në janar të vitit të kaluar. Haradinaj në Instagram e kishte etiketuar Lorin në një fotografi nga ky takim.

Pas takimit në Facebook, Haradinaj kishte shkruar se “Bota e tyre është e veçantë! Sot me Lorin”.
Por, shijen e njëjtë të muzikës si Haradinaj si duket nuk e ka bashkshortja e tij, Anita pasi që ajo nuk ndjek në Instagram Loredanën./21Media

Back to top button