3 mijë e 223 persona kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët

3 mijë e 223 persona deri më 19 korrik kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët e lëshuar nga strukturat ilegale të Serbisë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka bërë të ditur Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani i cili tha se vetëm gjatë ditës së sotme janë bërë 168 aplikime në gjithë vendin.

Ai ka thënë se në Leposaviq janë konvertuar 884 patentë shofer, në Mitrovicën Veriore janë 839, në Zubin Potok 496 dhe në Zvecan 578.

Elshani ka bërë me dije se se afati për aplikim është deri më 09 gusht 2024./21Media

Back to top button