Milani siguron shërbimet e Modriç

Luka Modrić do të bëhet futbollist i Milanit pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, në një lëvizje që tashmë është përfundimisht e mbyllur, raporton gazetari Fabrizio Romano.

Lajmi vjen si kulm i spekulimeve të vazhdueshme në javët e fundit, që flisnin për një ndarje të pashmangshme mes legjendës kroate dhe Real Madridit,.

Modrić, i cili ka kaluar më shumë se një dekadë në “Santiago Bernabeu”, ka qenë një nga figurat kyçe të periudhës së artë të Realit, por me kalimin e kohës dhe afrimin e brezit të ri të mesfushorëve si Bellingham, Camavinga dhe Valverde, roli i tij është zvogëluar ndjeshëm. Megjithatë, 38-vjeçari ka vazhduar të tregojë klas dhe profesionalizëm, duke marrë duartrokitje sa herë që është aktivizuar.

Kalimi te Milani shihet si një sfidë e re dhe e fundit madhore për fituesin e Topit të Artë 2018, që dëshiron të mbyllë karrierën në nivele të larta. Kuqezinjtë, në kërkim të përvojës dhe cilësisë në mesfushë, e kanë ndjekur Modrić që nga fillimi i vitit 2024 dhe kanë qenë të gatshëm t’i ofrojnë një rol qendror në projektin e ri.

Marrëveshja me Milanin do të hyjë në fuqi pas përfundimit të angazhimeve të Modrić me Real Madridin në Kupën e Botës për Klube.

Back to top button