3 persona janë shoqëruar në polici pasi kanë prerë e vjedhur drunjë
Policia sot ka informuar se ka vazhduar së zbatuari planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2021” dhe me këtë rast ka shoqëruar në polici 3 persona të dyshuar, të cilët kanë prerë dhe vjedhur drunjë në bjeshkët e Ferizajt.
Sipas policisë, të dyshuarit po i transportonin drunjtë me një kamion dhe dy furgona e të njëjtit policia i ka shoqëruar në stacionin policor të Ferizajt dhe pas intervistimit, automjetet dhe drunjtë (afërsisht 15 m) u janë konfiskuar për procedura të mëtejme.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve dhe transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve., si dhe apelon te qytetarët që, saherë hasin persona që prejnë , transportojnë dhe shesin ilegalisht drunjë, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.”, ka bërë të ditur më tutje policia./21Media