3 persona të arrestuar për aksidentin që la 14 të vdekur

 

Hulumtuesit e rastit tragjik që ndodhi të dielën në Itali, bëjnë të ditur se tre punonjës të kompanisë operuese kanë qenë në dijeni për frenin emergjent i cili nuk po punonte.

Të dyshuarit janë identifikuar si pronari, drejtori dhe shefi i operacioneve të kompanisë, të vetmit që kanë qenë në menaxhimin e teleferikut.

Kujtojmë se, 14 persona vdiqën pasi një teleferik që lidh liqenin Maggiore të Italisë me një mal pranë tij u këput të dielën.

Teleferiku Stresa-Mottarone çon turistët dhe vendasit nga qyteti i famshëm Stresa, në liqenin Maggiore, gati 1400 metra mbi nivelin e detit deri në majën e malit Mottarone. Udhëtimi me teleferik zgjat 20 minuta./21Media

Back to top button