3 të vdekur dhe 89 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

 

3 persona kanë humbur betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 4,516 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 89 qytetarë.

Sipas ministrisë, janë shëruar 873 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 116,126 që nga fillimi i epidemisë.

“Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 50-72 vjeç”, thuhet në njofitm.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

25 raste në Tiranë, 8 në Fier, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 4 raste në Devoll, Pogradec, Sarandë, nga 3 raste në Lezhë, Kavajë, Kamëz, Gjirokastër, nga 2 raste në Shkodër, Krujë, Korçë, Përmet, Memaliaj, nga 1 rast në Elbasan, Mirditë, Delvinë, Tepelenë, Dibër, Skrapar, Maliq, Dropull, Konispol.

Back to top button